Elvis Pupa dhe Belina Pupa janë kthyer në një dyshe shumë të dashur dhe të ndjekur.
Ardhja e aktorit të humorit në Shqipëri dhe pjesëmarrja e tij në formatin e njohur “Big Brother VIP”, rilindi edhe njëherë si dikur simpatinë e publikut ndaj tij.
Në këtë rikthim Visi së bashku me partneren e tij, Belina kanë rrëmbyer menjëherë zemrat e shqiptarëve me pozitivitetin dhe raportin e shëndetshëm që ata gëzojnë me njëri-tjetrin.
Së fundmi Belina ka qënë e ftuar në emisionin “Një gotë rose”, ku ka folur për marrëdhënien e saj me aktorin se edhe ka zbuluar sekretin e jetëgjatësisë së tyre.
“Njohja me Elvisin ka qenë e pamenduar, ka ardhur krejt papritur.
Kam vlerësuar shumë ishte karakteri i tij, më ka pëlqyer shumë se është treguar i sinqertë me mua, që ditën e parë që jemi takuar dhe deri tani pas 13 viteve.
Kishte mentalitet të hapur, që ditën e parë që e kam parë, më dha ndjesi ndryshe të çdo personi që kisha njohur më përpara, ishte i kuptueshëm, jo gjykues.
Ishte e rrallë, ne si shqiptarë gjykojmë shpejt. Ajo që unë dashuroj tek Elvisi, që pëlqej shumë, është se është shumë i qytetëruar dhe s’ka ndryshuar. Më ka ndihmuar të jem vetvetja.
Marrëdhënia jonë filloi që me telefonatën e parë, ku u tregova vetvetja, i tregova pikat e mia të forta dhe të dobëta, që të mos më thoshte “t’i nuk ishte siç më the”. Ky ka qenë themeli i marrëdhënies sonë, të dy jemi treguar vetvetja.
Sekreti i marrëdhënies tonë është se ne kemi 0 sekrete me njëri-tjetrin.
Çdo gjë ia themi njëri-tjetrit, të mirat e të këqijat, dhe jo të gjykohemi. Mundohemi të ruajmë njëri-tjetrin.
Nuk është se jemi perfekt, por se nuk gjykojmë njëri-tjetrin”, ka treguar ndër të tjera Belina.
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/CtV_8g2I4QI/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==