ShowBiz

Përlotet në mes të studios, Merita Halili zbulon arsyen e veçantë

Merita Halili ka qenë e ftuar së bashku me partnerin dhe vajzën në emisionin e Bieta Sulos.

Gjatë emisionit Merita u përlot dhe arsyeja është performanca e të bijës në skenë.

‘U emocionova kur pashë Rean në skenë sepse më kujtonte prindërit. Ata nuk jetojnë më dhe ke gjithmonë mall për prindërit.

Prindërit më kanë parë në skenë në një moshë shumë të vogël. Unë sot vajzën time e shikoj dhe me syrin kritik duke qenë se e njoh mirë fushën e muzikës.

Për sa i përket muzikës Rea u shpreh se më kritik është i ati.

Merita tha se ka mbetur e surprizuar nga zgjedhja e Reas në muzikë. E bija ka zgjedhur një zhanër të veçantë dhe të vështirë si Xhazi.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=NqZx8c0__DU&t=87s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/meritahaliliofficial/