Modelja dhe prezantuesja Wanda Nara ishte shtruar në një spital në Buenos Aires për diçka ‘serioze’, tashmë po thuhet se partnerja e Mauro Icardit vuan nga sëmundjan e rëndë që thuhet se është leucemi.
Jorge Lanata në emisionin e tij në Radio Mitre pohon se disa burime pranë Wanda Narës i kanë konfirmuar se ajo vuan nga leuçemia.
Nara u dërgua në një qendër mjekësore pasi ndjeu një dhimbje të fortë në stomak. Pas kësaj, mjekët vendosën se gjëja më e mirë për të bërë ishte pranimi i saj në mënyrë që ajo t’i nënshtrohej të gjitha analizave të nevojshme.
Më pas, të premten, mediat lokale raportuan se Wanda Nara ishte transferuar në Sanatorio de Los Arcos, në Buenos Aires. Pas kësaj, ajo është kontrolluar nga stafi mjekësor për të gjetur dhe diagnostikuar sëmundjen për të cilën kanë shfaqur shqetësimet të dashurit e saj.
Lanata pohon gjithashtu se, që kur mori vesh lajmin e tmerrshëm për diagnozën e supozuar të leukemisë së Narës, partneri i saj Mauro Icardi dëshiron ta dërgojë atë në Itali për trajtim.
Icardi ka luajtur pjesën më të madhe të futbollit të tij në Itali dhe është vendi ku ai dhe Nara kaluan pjesën më të madhe të marrëdhënies së tyre, një vend në të cilin ata ndihen më shumë si në shtëpinë e tyre.
Sulmuesi aktualisht është në prag të një transferimi të përhershëm te Galatasaray në Turqi, por duket se dëshiron ta marrë partneren e tij në Itali pasi është një ambient më familjar.
Linku: https://www.marca.com/en/lifestyle/celebrities/2023/07/14/64b16ff0268e3e21478b457b.html
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/wanda_nara/