ShowBiz

Edi Rama rrëfen betejën e të birit Greg me sëmundjen e rëndë

Në podmkastin e ditës së sotme Rama ka ardhur me një rrëfim të rrallë. Edi Rama ka treguar betejën e vështirë të birit me sëmundjen e rëndë në moshën 15 vjeçare.

Në podkastin e tij, gjatë bisedës me mjekun Gentjan Toshkëzi, Rama u shpreh se mjekja i tha të birit se ai e kishte vdekjen në trup dhe mundësia që të mbijetonte ishte vetëm 30%.

“Ne kemi pasur në familje një rast të rëndë me djalin. Ishte atë kohë 15 vjeç edhe ia thanë copë dhe për mua ishte shumë shokuese, madje, madje pasi na e thanë ne, unë i them asaj mjekes që e ndoqi pastaj dhe e nxori nga kthetrat e vdekjes realisht, mundohu t’ia thuash…

“Më lër të bëj punën time”, -tha dhe u ul përballë tij dhe i tha, “ti ke vdekjen në trup. Në situatën ku je, ti ke vetëm 30% mundësi që të mbijetosh dhe që quhet kancer, por 30% të tjera i ka njeriu.

Nëse ti je i gatshëm të luftosh dhe të më vësh mua në dispozicion këtë 30%-ësh dhe 30% të probabilitetit, ne shkojmë në 60% me 40%. Tani më thuaj, – tha, je i gatshëm të luftosh?”. Ky ishte pak a shumë toni edhe e mobilizoi. Pacientët shqiptarë nuk e përjetojnë njësoj”, është shprehur Rama.

Linku:

https://www.youtube.com/watch?v=aqvJHmvaDjY

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ediramaal/