Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe temperatura të larta për shkak të të nxehtit nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin me përjashtim të vranësirave fare të pakta kalimtare në relievet e larta malore në orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me rrahje 7-10 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Linku: https://tvklan.al/

Foto: Freepek.com