ShowBiz

Përsëri single? Çfarë ndodhi me romancën e re të Bleros

Blero ka pasur një periudhë sa të zhurmshme dhe delikate në lidhje me jetën private gjatë këtij viti.

Pas ndarjes nga Afrona këngëtari njoftoi se po jeton një histori të veçantë dashurie. Shpesh jemi mësuar ta shikonim duke ndarë copëza nga rutina e tyre e përditshme.

Megjithatë duket se kjo verë e ka gjetur përsëri single Bleron.

Postimet e tij të fundit në rrjete sociale kanë lënë të kuptohet se lidhja e tyre është ndërprerë.

“Dhe më pas ajo bëri 26 vjeç. Fund!”, ka shkruar këngëtari.

Nga ana tjetër Afrona është në një histori dashurie me një djalë me origjinë nga Zvicra. Çifti ndajnë momente të këndshme nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Linku: https://www.instagram.com/bleromuharremi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bleromuharremi/