Modelja e njohur Bella Hadid dhe i dashuri i saj, Marc Kalman ia kanë dhënë fund lidhjes së tyre 2-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur një burim i afërt me çiftin për Page Six, teksa tha se dyshja ishin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, por ata vendosën që ti japin fund kësaj lidhje në pranverën e këtij viti.
“Ata ishin shumë të dashuruar, por marrëdhënia përfundimisht shkoi drejt fundit dhe ata vendosën të ndaheshin nga njëri-tjetri në pranverë.”- tha burimi i afërt me dyshen.
Ndërsa shtoi: “Bella është një person shumë i mirë, por ajo po lufton me presionin e famës. Ajo është përpjekur të kujdeset shumë për veten që nga ndarja me Marc.”
Ndarja e modeles vjen pasi ajo po përballet me probleme të rënda shëndetësore, të cilat bënë që ajo gjithashtu të marrë një pushim të shkurtër për të trajtuar sëmundjen e saj Lyme.
Megjithatë ende është e paqartë nëse gjendja e rëndë shëndetësore e Bellas ka luajtur një rol në ndarjen nga partneri i saj.
Linku: https://www.dailymail.co.uk/tvshoëbiz/article-12316887/Bella-Hadid-SPLITS-beau-Marc-Kalman-tëo-year-romance.html