Nevina Shtylla prej vitesh është në një histori dashurie mjaft diskrete me një avokat.
Së fundmi Nevina ka qenë e ftuar në She’s On Top ku është ngacmuar nga Argjira për jetën private.
A do të kemi një dasmë nga Nevina këtë verë?
‘Unë të erdha e veshur me të bardha, por me kostum. Nuk vesha fustan nusërie se mbetet në pritje fustani im i nusërisë. S’do jetë këtë vit asnjë dasëm. Pushim këtë vit tha moderatorja.’
Kujtojmë se pak kohë më parë Nevina foli për raportin e saj me personin e zemrës.
Jam në një raport të shëndetshëm serioz, jam mirë në strofullën time të dashurisë dhe që e shijoj jashtë syrit të kamerave. Nuk po pres një propozim e kemi një propozim, unë kam thënë po.
Këto detajet i mbajmë për vete, propozimi ndodhi jashtë Shqipërisë kemi qenë në një udhëtim që e kemi shijuar të dy shumë, ne na shijojnë udhëtimet dhe jemi komod jashtë syrit të publikut.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=quC_HqmiFGU
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/nevinashtylla/