ShowBiz

Einxhel zbulon pse u kris miqësia me Beniadën, ja kush e bëri hapin e parë për tu pajtuar

Beniada dhe Einxhel kanë pasur një raport miqësor me shumë luhatje. Gjatë qëndrimit në Big Brother Vip vajzat u bënë shumë mikesha me njëra-tjetrën.

Pas daljes raporti i tyre u kris dhe ato madje nuk folën për një periudhë të caktuar.

Megjithtë muaj më parë ata i janë rikthyer miqësisë së vjetër.

Në një itervistë për Prive Einxhel ka zbuluar më shumë detaje mbi raportin e tyre.

‘Hapin e para e hodhi Beniada.Unë jam një natyrë që fal. Por kur mërzitem me njerëzit që dua shumë e kam të vështirë të rikthehem, e mbaj distancimin. Por, Beniada ka insistuar jashtë mase shumë sepse ndarja jonë nuk ka ardhur prej meje ose saj, ka ardhur sepse unë u mërzita nga komentet që mamaja e saj kishte bërë kur unë kam qenë në “BBV”.

Dhe sigurisht më ngeli hatri dhe kam pritur që në fillim t’më kontaktonte të më thonte “Ej e di çfarë ka bërë mami po varja’. Nuk ndodhi, ndodhi më vonë. Jemi shumë mirë, aty ku e kishim lënë,”-tha Einxhel.

Linku:

https://www.youtube.com/watch?v=wQ0mYfcXOLI

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/einxhel_shkira/