Turneu i Harry Styles është renditur në mesin e 10 më të mirëve të të gjitha kohërave! 29-vjeçari ka performuar në 169 vende në 23 muajt e fundit.
Shfaqja e tij e fundit e turneut botëror përfundoi të shtunën mbrëma në RCF Arena në Reggio Emilia, Itali.
Shfaqjet e tij kanë grumbulluar një të ardhur të madhe prej 460 milionë funtesh, shifra të cilat padyshim do të rriten.
Harry renditet në vendin e katërt pas artistëve kryesorë, duke përfshirë Elton John, Ed Sheeran dhe rockers irlandez U2, të cilët të gjithë përbëjnë tre të parët e tabelës Billboard Boxscore të 10 turneve më të mira të të gjitha kohërave.
Harry ka nisur një karrierë solo jashtëzakonisht të suksesshme që nga publikimi i këngës së tij të parë “Sign of the Times” në vitin 2017.