ShowBiz

Bledi Mane i nxjerr zbuluar, tregon shifrat e majme që po kapin personazhet e Big Brother Vip 2

Gazetari Bledi Mane ka qenë i ftuari i rradhës në Wake-Up. Ai në një moment të intervistës ka folur për famën dhe vështirësitë e saj.

Nuk është e vështirë ta fitosh famën por e vështirë është ta mbash tha ndër të tjera Mane.

Megjithatë për sa i përket personazheve të Big Brother Vip ai cilësoi Ronaldon si më ‘luftarakun’ dhe më me këmbë në tokë. Madje Bledi parashikoi se sa million mund të fitonte në muaj Ronaldo.

‘Është më aktivi i aktivëve. Nuk toleron, nuk bën tangërllëqe. Lufton me ironi, debate, meme dhe me reklamat.

E dashuron lekun dhe i ka vënë qëllim vetes. Ai ka ulje dhe ngritje, por në muaj mund të fitojë 20 milionë lekë të vjetra’, tha gazetari i njohur.

Për sa i përket Luizit ai tha se mund të marrë mbi 100 mijë euro në muaj për shkak të angazhimeve që ka me koncerte dhe biznese të ndryshme.

Po ashtu ai tha se Jori dhe Efi janë dy vajzat kampione të këtij edicioni dhe më të paguarat.

Një tjetër personazh që sipas tij po korr sukses në heshtje pas Big Brother Vip është Maestro.

Linku:

https://www.youtube.com/watch?v=40gELIpV7MY

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=40gELIpV7MY