Aktualitet

Lajm i trishtë për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta sulmuesi i njohur

Ish-sulmuesi i Flamurtarit, Anesti Vito, është ndarë nga jeta në moshën 52-vjeçare. Mësohet se Vito ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Vetë klubi ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Një lajm i trishtë ka ardhur për futbollin shqiptar mëngjesin e sotëm, me ish-sulmuesin e Flamurtarit, Anesti Vito që është ndarë nga jeta në moshën 52-vjeçare.

Përveç Flamurtarit, Vito ka luajtur dhe për Tiranën ku u shpall kampion në vitin 2000 dhe gjithashtu për Tomorin, Bylisin dhe Albpetrolin.

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi i Flamurtarit me anë të një postimi në rrjetet sociale ku i shpreh dhe ngushëllimet.

Linku: https://www.facebook.com/search/top?q=klubi%20i%20flamurtarit%20

Burimi i fotos:pexele.com