Këngëtare dhe fituese e çmimit “Grammy”, Tori Kelly së fundmi është përballur me probleme shëndetësore, teksa është shtruar në një njësi të kujdesit intensiv, pasi u rrëzua një natë më parë ndërsa ishte në një restorant në Los Anxhelos miqtë.
Kelly, 30-vjeçe, po trajtohej për mpiksje gjaku rreth mushkërive dhe këmbëve të saj, dhe mjekët po punonin për të përcaktuar nëse ato ishin gjithashtu rreth zemrës së saj.
“Gjendja e saj është me të vërtetë serioze”, tha një burim për TMZ, i cili raportoi fillimisht incidentin.
Këngëtarja ishte duke darkuar në qendër të Los Anxhelos, kur vuri në dukje se zemra e saj po rrihte shumë shpejt.
“Ajo është alivanosur pak më vonë dhe që atëherë ka qenë jashtë vetëdijes”, ka shtuar burimi.
“Miqtë e saj e çuan në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai, spitali kryesor i qytetit, në vend që të thërrisnin një ambulancë që do ta kishte çuar diku tjetër”, raportoi burimi.
Kelly fitoi dy “Grammy” në vitin 2019 dhe fitoi çmimin e “Billboard Women in Music Breakthrough Artist Award” në vitin 2015.
Së fundmi, ajo publikoi “Missin u”, këngën e saj të parë solo në rreth tre vjet.
Muzikantja filloi të këndonte dhe të performonte në moshën 12-vjeçe, duke u shfaqur në shfaqjen televizive “America’s Most Talented Kids” dhe duke nënshkruar me Geffen Records.
Linku: https://www.the-sun.com/entertainment/8678450/tori-kelly-rushed-to-hospital-serious-condition/