Megan Fox ka çuditur njerëzit në rrjete sociale kur postoi në InstaStory foton e një llogarie “GoFund Me”, që i përkiste mikeshës së saj.
Babai i shoqes së Megan Fox ishte diagnostikuar me kancer dhe shuma që ata kërkonin të plotësonin ishte 30,000 dollarë. Mirëpo, për Megan, pasuria neto e të cilës vlerësohet 8 milion dollarë, kjo shumë që kërkohet është “bukë me djathë”.
Njerëzit nisën të shkruanin të habitur nga fakti që milionere si Megan i kërkon ndihmë njerëzve më ‘të varfër’ se ajo në rrjete sociale, në vend që t’ia mbulojë ajo vetë shumën 30,000 dollarë familjes së shoqes së saj.
“Babai i shoqes sime u diagnostikua me kancer në pankreas. Nëse keni mundësi ta ndihmoni, ju lutem bëjeni,” shkroi Megan.