Lifestyle

Unhappy Couple After an Argument in the Living Room at Home. Sad Pensive Young Girl Thinking of Relationships Problems Sitting on Sofa With Offended Boyfriend, Conflicts in Marriage, Upset Couple After Fight Dispute, Making Decision of Breaking Up Get Divorced

Këto janë 7 llojet e dashurisë sipas psikologëve!

Dashuria pasionante: Kjo është dashuria në të cilën dy persona nuk njihen mirë me njëri tjetrin por tërheqja midis tyre është shumë e fortë dhe e dukshme. Nuk kanë shumë karakteristika të përbashkëta por vazhdojnë qëndrojnë me njëri tjetrin. Sipas psikologut kjo lloj dashuria ka shumë pak mundësi që të kthehet në diçka serioze me kalimin e kohës.

2-Pëlqimi: Në këtë lloj dashurie,  njerëzit janë të lidhur nga interesa të përbashkëta dhe mund të jenë gjithmonë vetvetja. Sipas Stenberg kjo është më tepër një lidhje që kthehet në shoqëri.

3-Dashuri boshe: Njerëzit që përjetojnë këtë lloj dashurie zakonisht e trajtojnë atë thjesht si një angazhim nuk e vazhdojnë sepse kanë dëshirë apo ndjenjë. Me kalimin e kohës kjo gjë mund të ndryshojë dhe të shfaqen ndjenjat.

4-Dashuri e zakonshme: Është e njohur nga shumë prej jush. Është lloji më i përhapur i një lidhjeje. Ndodh kur dy persona kanë shumë tërheqje midis njëri tjetrit dhe e çojnë angazhimin e tyre në martesë dhe në krijimin e një familje.

5-Dashuria romantike: Kjo dashuri përfshinë pasion dhe intimitet. Dy personat që janë në këtë lidhje ndihen shumë mirë në shoqërinë e njëri tjetrit por nuk janë gati të marrin hapa të tjerë.

6-Dashuria që të shoqëron gjithë jetën: Kjo dashuri përfshin dhe angazhimin dhe intimitetin por ka mungesë pasioni. Psikologët thonë që me kalimin e viteve kjo dashuri mund të kthehet në perfeksion.

7-Dashuri e përkryer: Kjo ka 3 llojet e cilësive kryesore që përmëndem dhe në fillimin e artikullit, pasionin, intimitetin dhe angazhimin. Jo gjithmonë këto tre karakteristika janë të barabarta por e rëndësishme është që janë të treja bashkë.

Linku: https://www.scoopwhoop.com/life/types-of-love-according-to-psychology/

Foto: Freepek.com