Sony ka deklaruar se ka arritur t’i shesë më shumë se 40 milionë konzola PlayStation 5, pavarësisht sfidave të krijuara nga pandemia e vitit 2019.
Ndryshe nga deklarata e mëparshme që theksonte se PS5 ishte “konzolla më e shitur në historinë e kompanisë” pasi arriti mbi 10 milionë njësi deri në korrik të vitit 2021, këtë herë Sony nuk përdori një deklaratë të ngjashme, pasi shitjet ranë në një ritëm më të ngadaltë, si rezultat i sfidave të furnizimit.
Sony që arriti të shesë pothuajse 40 milionë konzola në fillim të vitit dhe duke trefishuar numrin e konzollave të dërguara nga janari deri në mars 2023, arritën 6.3 milionë njësi. Në të njëjtin kohë të vitit të kaluar, vetëm 2 milionë konzola PS5 ishin shitur.
Jim Ryan, presidenti dhe CEO i Sony, falënderoi komunitetin për durimin gjatë zgjidhjes së problemit me furnizim.
Sidoqoftë, PlayStation 5 ka dominuar shitjet, duke tejkaluar Xbox Series X dhe S që doli në treg në nëntor të vitit 2020.
Foto: Freepek.com