Rep artisti amerikan, Snoop Dogg është i famshmi më i fundit që ka kontribuar për një rast në platformën e grumbullimit të parave – GoFundMe, për një grua 93-vjeçe që po lufton me humbjen tokës së familjes së saj. Snoop Dogg, ka dhuruar plot 10 mijë dollarë për Josephine Wright – këtë e ka konfirmuar një përfaqësues i rep artistit.
Parcela prej 1,8 hektarësh e tokës në Hilton Head Island të Karolinës së Jugut është në qendër të një beteje ligjore me zhvilluesit, teksa toka ka qenë nën pronësinë e familjes së burrit të Wright që nga Lufta Civile.
“E bëra nga zemra”, tha Snoop Dogg për CNN në një deklaratë.