ShowBiz

Momente të vështira për familjen e Chiara Ferragnit

Blogeria dhe biznesmenja e spikatur Chiara Ferragni po kalon një moment të vështirë. Ajo ka humbur qenushen e saj që e ka mbajtur në shtëpi prej 13 vitesh.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale Chiara shfaqet shumë e prekur nga largimi i saj.

‘Në këto trembëdhjetë vite së bashku ti ke qenë vajza ime e vogël dhe në të njëjtën kohë shoqja ime, gjithmonë e gatshme për të më bërë shoqëri dhe për të më bërë të ndihem e dashuruar kur kisha më shumë nevojë. Mjaftoi që të të përqafoja dhe të nuhasja erën tënd për t’u ndjerë si në shtëpinë time sepse kjo është pikërisht ajo që ke qenë gjithmonë: familja ime. Dhe ti bëre akoma më shumë, “krijove” atë që është familja jonë.

Shpresoj se të kam bërë të bësh një jetë të mirë dhe të kam bërë të ndjesh dashurinë time çdo ditë, sepse gjithmonë e kam ndjerë tënden. Do të më mungojë gjithçka nga ty Mati. Do të jesh gjithmonë fëmija im i parë’.

Linku: https://www.instagram.com/chiaraferragni/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/chiaraferragni/