Lifestyle

Young couple in the park. Boy is checking his phone hiding it. Girl is lookin into boyfriend's phone with mistrust. What is in your phone concept

Cili është më aktiv truri i meshkujve apo femrave?

Gjithnjë na ngacmon pyetja se cilët janë më të zgjuar, meshkujt apo femrat. Në fakt shkencëtarët kanë zbuluar një ndryshim të ri midis gjinive.

Me sa duket, truri i femrave është më aktiv se ai mashkullit. Kjo nuk do të thotë që gratë janë më inteligjente sesa meshkujt, por rrjedha e gjakut në organin kryesor të sistemit nervor qendror është më i madh. Kjo do t’i ndihmojë studiuesit të kuptojnë ndjeshmërinë ndaj sëmundjeve të tilla si Alzheimer.

Të dhënat e mbledhura nga një studim treguan se truri femëror është veçanërisht aktiv në lëvoren paraballore dhe sistemin limbik, e cila mund të shpjegojë pse femrat kanë tendencë për të treguar më shumë ndjeshmëri, intuitë dhe vetëkontroll, megjithatë, ato kanë një prirje më të madhe për ankth, depresion, pagjumësi dhe çrregullime të ushqyerit (sistemi limbik është i lidhur me sjelljen dhe emocionet, të tilla si humori dhe ankthi).

Nga ana tjetër, aktiviteti i trurit të meshkujve ishte më i lartë në fushat që lidhen me vizionin dhe koordinimin.
Për studiuesit të kuptojnë këto dallime është veçanërisht e rëndësishme.

Dallimet ndihmojnë shkencëtarët që të përcaktojnë rrezikun e vuajtjes nga çrregullime të trurit siç është Alzheimer. Rreziku që të preken gratë është më i madh, për shkak të aktivitetit intensiv të trurit, është më i fortë.

Linku: https://neurosciencenews.com/women-brain-activity-7253/

Foto: Freekep.com