Lifestyle

Ju kapin të papërgatitur, disa shenja të një sulmi paniku

Shumë njerëz që përjetojnë një sulm paniku për herë të parë mendojnë se kanë një atak në zemër, sepse dhimbja e gjoksit është shumë e fortë.

Sigurisht, kjo nuk do të thotë se duhet të lini pas dore shëndetin e zemrës. Bëni një kontroll mjekësor për të përjashtuar ndonjë problem me zemrën. Megjithatë, nëse nuk keni të bëni me një problem me zemrën dhe vazhdoni të keni të njëjtën ndjesi, atëherë mund të jeni duke përjetuar sulme paniku.

Ju keni parandjenja të këqija

Shumë njerëz ndjejnë se diçka e tmerrshme do të ndodhë. Para se të shfaqen simptomat fizike të një ataku paniku, mund të ndjeni se diçka nuk është në rregull.

Ndiheni të shkëputur nga realiteti

Disa njerëz ndihen plotësisht të shkëputur nga bota përreth tyre, ndërsa kanë një sulm paniku. Mjedisi rreth jush mund të duket i turbullt dhe i paqartë. Madje mund të duket sikur jeni bllokuar në një ëndërr (ose një makth).

Keni frikë se po çmendeni

Nëse jeni duke përjetuar sulme paniku, është e rëndësishme të kërkoni menjëherë këshilla profesionale në mënyrë që të mësoni t’i menaxhoni ato.

Linku:https://www.quora.com/Do-panic-attacks-initially-seem-like-something-other-than-panic-and-catch-you-off-guard-during-a-moment-in-which-you-think-you-arent-stressed

Foto: Freepek.com