Lifestyle

Ndiheni të lodhur? Vitamina që ju jep energji!

Përditshmëria ka shumë kërkesa, prandaj ndjenja e lodhjes tashmë është një fenomen shumë i zakonshëmMegjithatë, përveç faktorëve të jashtëm që na bëjnë të lodhemi, ndjesia e vazhdueshme e humbjes së energjisë mund të jetë edhe për shkak të mungesës së një vitamine të rëndësishme për organizmin.

Arsyeja është mungesa e vitaminës B12, një vitaminë që trupi nuk është në gjendje ta prodhojë vetë, por marrja e saj është e nevojshme, pasi kryen një sërë funksionesh të rëndësishme në trup. Ajo ndihmon që energjia që përmban ushqimi të çlirohet, mban sistemin nervor të shëndetshëm dhe kontribuon në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, të cilat transportojnë oksigjen në të gjithë trupin. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA, mungesa e B12 mund të shkaktojë zbehje, plagë dhe skuqje në gjuhë, nervozizëm, depresion, dëmtim të shikimit, ulcera në gojë etj.

Prandaj, është e rëndësishme të njihni ushqimet që janë burime të pasura të vitaminës B12 në mënyrë që t’i përfshini ato në dietën tuaj të përditshme. Duhet të theksohet se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka vendosur një dozë ditore të rekomanduar prej 2.4 mg për burrat dhe gratë, me përjashtim të atyre që janë shtatzënë ose ushqejnë me gji.

7 ushqimet më të pasura me B12: mish viçi, 2 vezë, salmoni, qumështi, majaja ushqyese që mund ta përfshini në sallata, rizoto, smothie, ushqimet që përfshijnë përbërës të tjerë të rëndësishëm, si hekuri, vitamina D dhe vitamina C.

Linku: https://renuerx.com/general-health/feeling-sluggish-4-best-vitamins-for-boosting-energy-fighting-fatigue/

Foto: Freepek.com