Lifestyle

Womang in sleep mask and with pillow travelling in bus

Rregullat që duhen ndjekur për t’u kthyer më të lumtur nga pushimet

Për t’u kthyer më i lumtur nga pushimet duhet të riktheheni në kontakt me veten tuaj. Kështu nëse do të niseni për pushime duhet të përgatisni veten mendërisht drejt udhëtimeve. Për t’u kthyer më i lumtur dhe më i relaksuar, nuk mjafton vetëm të largohesh dhe të udhëtosh.

Nëse përgjigja është të rigjeneroni veten, atëherë është koha t’i lejoni vetes disa rregulla që vërtet ju bëjnë të mendoni vetëm për ju dhe kohën që keni në dispozicion. Sekreti është të përjetoni pushimet duke u rikthyer në kontakt me veten. Ne ju shpjegojmë se çfarë duhet të bëni në pushime për të rigjeneruar vërtet veten.

Jo për pajisjet e çdo lloji. Lëreni teknologjinë në shtëpi sepse nuk do t’ju nevojiten PC-të, tabletët apo orët inteligjente gjatë pushimeve. Eliminoni mendimin që ju çon në emergjenca të mundshme në punë, në nevojën për të qenë gjithmonë në vend ose në ndonjë detyrë absolutisht të domosdoshme. Nuk është e vërtetë, është thjesht një justifikim për të mbajtur kontrollin me të cilin jeni mësuar gjatë gjithë vitit.

Mos harroni se edhe në rast urgjence pune nuk jeni të pazëvendësueshëm. Ata që qëndrojnë do të gjejnë një zgjidhje pa shkuar domosdoshmërisht tek ju.

Është e vështirë të bësh pa smartfonin, por nëse vërtet dëshiron të rigjenerosh veten, duhet ta përdorësh të kufizuar.

Nëse ia jepni vetes këtë mundësi, pushimet tuaja të ardhshme do t’i përjetoni me më shumë qetësi. Dhe do të ktheheni më të lumtur se kur u larguat.

Less is more

Këmbë zbathur, pa make up, kontakt me natyrën dhe shiko sa më pak orën. Nëse vërtet dëshironi të rigjeneroheni, do të duhet të mësoni të lidheni përsëri me atë që ndjeni.

Hani kur jeni të uritur dhe mos shikoni kohën, notoni për aq kohë sa të keni dëshirë, riaktivizoni shqisat tuaja falë detit, maleve apo kodrave.

Linku: https://hbr.org/2015/06/5-rules-for-a-vacation-thats-truly-worth-it

Foto: Freepek.com