Temperaturat shumë të larta na lodhin dhe nuk janë të këndshme për shumicën e njerëzve.
Vapa e fortë na dëmton fizikisht dhe krijon një ndjenjë të fortë lodhjeje. Ajo që ne kërkojmë është një vend i freskët dhe ujë për t’u ndjerë më mirë.
Por përveç lodhjes që ndjejmë, vapa ka edhe një efekt tjetër në trupin tonë, të cilin ndoshta nuk e imagjinojmë.
Sipas shkencëtarëve nga Departamenti i Psikiatrisë Klinike dhe Shkencave të Sjelljes në Shkollën e Mjekësisë Feinberg të Universitetit Northwestern, kur rritet temperatura, shumë njerëz janë më të irrituar.
Nxehtësia, veçanërisht në kombinim me lagështinë, rrit agresivitetin dhe sjelljen e dhunshme, por edhe sjelljet e këqija në përgjithësi.
Kjo për shkak se cilësia e dobët e gjumit, dehidratimi dhe kufizimet e vendosura nga nxehtësia në jetën e përditshme (p.sh. qëndrimi brenda) mund të kontribuojnë në një humor të keq gjatë muajve të verës. Mungesa e kontrollit në një situatë të tillë mund ta bëjë një person edhe më nervoz.
Linku: https://www.bu.edu/articles/2021/how-does-heat-exposure-affect-the-body-and-mind/
Foto: Freepek.com