Travel

Përse duhet të vizitoni Spanjën

Kryeqyteti i Spanjës, Madridi, është padyshim mes vendesh që të lë pa fjalë me bukuritë dhe atraksionet që ofron për vizitorët.

Një djalë i ri anglez, i cili studimet i kishte kryer në Madrid kishte publikuar një letër të përbërë me dhjetë destinacione që sipas tij e bëjnë kryeqytetin spanjoll akoma më të veçantë.

Moti

Madrid, Spanjë.

Madrid është një qytet brenda të cili mbretëron kryesisht mot me diell.

Moti është mjaft i thatë kështu që mund të bëhet mjaft i freskët në dimër dhe jashtëzakonisht i nxehtë në verë.

Në krahasim me qytete të tjera si për shembull, Londra, në Madrid ju do të shihni diellin shumë më tepër sesa shiun, gjë që e bën atë një vend të shkëlqyeshëm për të vizituar dhe për të parë ndonjë gjë interesante.

Ushqime kualitative, “tapat” më të mira

Tapat e Madridit.

Pallati Mbretëror i Madridit

Mes objektesh më të vizituara si nga banorët lokal ashtu edhe nga vizitorët e vendeve të huaja, Pallati Mbretëror i Madridit është monumenti më mbresëlënës i kryeqytetit.

Ai ka një pamje madhështore nga jashtë dhe pjesa e brendshme është edhe më e bukur me afresket e saj mahnitëse dhe dekorin luksoz.

Mos e lëni pa e provuar madhështinë që ofron pallati nga brenda, ani pse pritjet janë pak të zgjatura për shkak të fluksit të vizitorëve.

Linku: https://wearetravelgirls.com/10-reasons-why-you-should-visit-madrid

Foto: Freepek.com