Aktualitet

18 vite bashkë, kryeministri i Kanadasë ndahet nga bashkëshortja, Sophie

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau dhe bashkëshortja e tij Sophie Grégoire janë ndarë pas më shumë se 18 vitesh bashkë.

Zyra e kryeministrit të Kanadasë, në një deklaratë bëri me dije se çifti ka nënshkruar marrëveshjen e ndarjes.

Ata u martuan në Montreal në vitin 2005 dhe kanë tre fëmijë së bashku.

Raportohet se ky vendim ka ardhur pas një procesi të gjatë dhe diskutimeve të vështira mes tyre.

Trudeau, pasardhësi 51-vjeçar i një prej politikanëve më të famshëm kanadezë, u betua në detyrë në vitin 2015. Gregoire Trudeau është një ish-model dhe prezantues televiziv. Çifti u martua në maj 2005 dhe kanë tre fëmijë, 15, 14 dhe nëntë vjeç.

Një zyrtar i njohur me këtë çështje i tha agjencisë së lajmeve Reuters se çifti do të kishte kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të tyre. Trudeau dhe fëmijët do të vazhdojnë të jetojnë në Rideau Cottage në Otava, rezidenca zyrtare e kryeministrit, ku ai jeton që nga viti 2015.

Linku: https://www.aljazeera.com/news/2023/8/3/canadas-pm-justin-trudeau-and-his-wife-announce-separation

Foto:  https://www.instagram.com/p/CvQMLmbg5Mj/?img_index=1