Jemi vetëm pak ditë larg koncertit “Time Capsule” të Capital T. Reperi organizoi pak ditë më parë në Prishtinë një festë private me miqtë, gazetarët dhe bashkëpuntorët, e mes tyre nuk mungoi as Adrola Dushi, me të cilën është përfolur prej kohësh se janë në një lidhje.
Edhe pse asnjëri nuk e ka pohuar, herë pas here shenja kanë lanë të kuptohej se mes tyre ka diçka më shumë.
Pas përfundimit të festës, Adrola postoi në Instagram foto me personat që ishin të pranishëm, por vetëm me të “zotin” e festës jo. Ajo u pyet nga ndjekësit se përse nuk ka bërë foto me Capital T. Ja përgjigjia më poshtë:
“E pse me Capital T ske ba foto?”
“Këtë pyetje i bëra vetes tani që pashë fotot”- shkruan Adrola.
Në një intervistë artisti foli lidhur me jetën e tij personale, duke pranuar se është i përfshirë në një lidhje dashurie dhe të dashurën e tij e cilësoi si “më e bukura në botë”.
Nga fjalët e tij ndjehet dashuria ndaj partneres së tij, e cila siç ka thënë ai do të jetë pranë tij edhe në momentet më të rëndësishme të karrierës së tij artistike, duke e shoqëruar gjatë koncertit në Prishtinë.