Autorët u larguan nga banesa e Morena Tarakut në Turqi me shuma marramendëse. Bëhet fjalë për plot 340 mijë euro, ku përfshihen rreth 15 mijë dollarë cash dhe ora, stoli të ndryshme, gjerdan e byzylykë.
Ka qenë vetë këngëtarja, e cila në reagimin e saj ka publikuar në rrjete sociale foto nga vjedhjet, ku shihen se i mungojnë bizhuteritë luksoze “Cartier”.
“Këta hajdutë do dënohen ju premtoj. Super e shokuar si mund të ndodhë kjo në të ashtuquajturën ndërtesë më të mirë Sinpas,” ka shkruar Morena në postim.
Pas denoncimit, grabitja e saj është transmetuar në një edicion informativ në Turqi, ku u shfaqën edhe pamje nga shtëpia e këngëtares.