ShowBiz

Jamie Foxx kërkon falje për postimin “antisemitik”, thotë se “ka vetëm dashuri në zemër”

Aktori dhe komediani amerikan, Jamie Foxx ka kërkuar falje publike, pasi së fundmi ai ndau një postim të diskutueshëm në Instagram, që shumë e konsideruan si “antisemitik”.

“Dua t’i kërkoj falje komunitetit hebre dhe të gjithë atyre që u ofenduan nga postimi im”, shkroi fituesi i “Oscars”, në Instagram.

“Tani e di që zgjedhja ime e fjalëve ka shkaktuar ofendim dhe më vjen keq. Ky nuk ka qenë kurrë qëllimi im”, ka shtuar ai.

Foxx, 55 vjeç, vazhdoi duke shpjeguar se çfarë besonte se mesazhi i postimit të tij do të thoshte vërtet.

Postimi i Jamie Foxx.

“Për ta sqaruar, unë u tradhtova nga një mik i rremë, prandaj e kisha me të dhe jo asgjë më shumë. Unë kam vetëm dashuri në zemrën time për të gjithë”, shtoi tutje ai.

Ylli i “Ray” përfundoi duke ripohuar: “Unë e dua dhe mbështes komunitetin hebre. I kërkoj ndjesë më të thellë kujtdo që u ofendua. Asgjë veç dashurisë gjithmonë”.

Kërkimi i faljes së Foxx u prit me reagime të ndryshme, por kryesisht reagime pozitive.

“Gëzohem që e shoh këtë, jam fans i madh yt dhe nuk di çfarë të mendoj për këtë postim, faleminderit për postimin e kësaj faljeje dhe fat të mirë në rimëkëmbjen tënde të vazhdueshme”, komentoi një person.

Një tjetër shtoi – “Unë jam hebre dhe mendova se ishte një hap i tmerrshëm ta quaj atë antisemitik. E dija saktësisht se çfarë doje të thuash. Të gjithë duhet të qetësohen”.

Linku: https://phonemantra.com/jamie-foxx-apology-to-jewish-community-for-social-media-post/

Foto: https://www.instagram.com/iamjamiefoxx/reels/?hl=en