Lifestyle

Happy young couple in love hugging, laughing, drinking wine, enjoying talking, having fun together celebrating Valentines day dining at home, having romantic dinner date with candles sitting at table.

Martesa e keqe mund të dëmtojë seriozisht shëndetin

Një studim i fundit tregon se jetëgjatësia e meshkujve mund të kërcënohet nga një ‘martesë e keqe’, kjo sipas studiuesve nga Shkolla e Shëndetit Publik në Universitetin e Tel Avivit.

Në studimin e tyre tregohet se një martesë jo e mirë konsumon jetën e meshkujve më tepër sesa pirja e duhanit dhe se jetesa jo e shëndetshme, ku në hutimet e tyre është provuar se burrat izraelitë që ishin të pakënaqur në martesat e tyre kishin 94% më shumë gjasa të kishin një goditje në tru gjatë periudhës pasuese prej tre dekadash dhe 21% më shumë gjasa të vdisnin nga çfarëdo shkaku.

Në krahasim, rreziku përkatës i vdekjes nga pirja e duhanit arriti në 37% dhe nga një mënyrë jetese e ulur në 21%, thanë studiuesit.

Si shpjegohen gjetjet e shkencëtarëve?

Një shpjegim i mundshëm është se meshkujt që janë të pakënaqur në martesat e tyre mund të kenë më shumë gjasa të kenë probleme të tilla si depresioni, ankthi dhe stresi, faktorë që rrisin rrezikun e goditjes në tru. Përveç kësaj, siç shpjegojnë ekspertët, ata kanë më shumë gjasa të përpiqen të përballojnë situatën duke adoptuar zgjedhje jo të shëndetshme si përdorimi i alkoolit , pirja e duhanit dhe dieta e dobët. Studimi përfshiu 9000 burra të cilët u ndoqën për 32 vjet.

Gjetjet janë në përputhje me hulumtimet e mëparshme që tregojnë se martesat “të këqija” mund të ndikojnë në  jetëgjatësinë e burrave dhe grave. Nga ana tjetër, një studim i vitit 2019 i publikuar në Psychological Science tregoi se të jetuarit e lumtur me një bashkëshort mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga çdo shkak deri në 13% gjatë ndjekjes tetëvjeçare të pjesëmarrësve në studim.

Studiuesit theksojnë gjithashtu se të kesh një familje në përgjithësi lidhet me jetëgjatësinë e prindërve.

Linku: https://www.theguardian.com/lifeandstyle/2018/jul/16/a-bad-marriage-is-as-unhealthy-as-smoking-or-drinking-say-scientists

Foto: Freepek.com