Lifestyle

Pse shfaqen më shpesh ngërçet në verë gjatë natës?

Ngërçi shfaqet papritur dhe shkakton dhimbje të forta, por për fat nuk zgjat shumë.

Në verë ky skenar ndodh më shpesh.

Disa studime kanë nxjerrë në pah një lloj predispozicioni gjenetik, por gjendja që lidhet më shpesh me këto kontraktime të pavullnetshme dhe të papritura është lodhja e muskujve.

“Ngërçet janë një tkurrje e pavullnetshme dhe e dhimbshme e një muskuli ose një pjese të tij”, shpjegon Gianfranco Beltrami, specialist në mjekësinë sportive.

“Te këmbët, shkaqet janë në thelb dy: mbingarkesa e muskujve me pasojë lodhja dhe djersitja e tepërt”, thotë ai.

Muskujt shumë të lodhur tkurren në mënyrë të pavullnetshme për shkak të një mbiaktivizimi të sistemit neuromuskular.

Nga ana tjetër, djersitja shkakton ulje të niveleve të disa elektroliteve, veçanërisht natriumit, të cilët ndikojnë drejtpërdrejt te ngërçet, sepse rregullojnë ekuilibrin e ujit, përcjelljen e nervave dhe tkurrjen e muskujve.

Ka edhe ngërçe dytësore të disa gjendjeve si sëmundjet arteriale periferike dhe insuficienca venoze: në këto raste ngërçi është pasojë e problemeve të qarkullimit të gjakut.

Ngërçet muskulore, në disa raste të rralla, mund të jenë shprehje e gjendjeve neurologjike, sëmundje të tiroides, infeksione kronike, probleme me veshkat ose mëlçinë ose një efekt anësor i disa ilaçeve.

“Nëse ngërçet janë të dhimbshme, të shpeshta dhe nuk duken të lidhura me shkaqe të dukshme, është gjithmonë mirë të konsultoheni me mjekun tuaj”., thekson mjeku.

“Përveç se është e zakonshme pas një seance ushtrimesh intensive te gratë shtatzëna, veçanërisht gjatë tremujorit të tretë dhe gjatë natës, te të moshuarit dhe tek individët që ushtrojnë profesione që çojnë në përdorimin e të njëjtit muskul, kërkojnë qëndrime anormale ose kthesa të veçanta”.

Linku; https://www.prevention.com/health/a20515838/what-causes-leg-cramps-at-night/

Foto: Freepek.com