ShowBiz

Pas grabitjes së shtëpisë, Morena Taraku reagon ashpër ndaj miqve pas ngjarjes

Shtëpia e Morena Tarakut pak ditë më parë ra pre e grabitjes.

Këngëtarja publikoi pamjet e shtëpisë si dhe dëmet që ia shkaktuan.

Në detajet e mëtejshme u mësua se autorët kanë marrë rreth 13 mijë euro si dhe ora, gjerdan e stoli në vlerë 300 mijë euro.

Ajo ka bërë disa postime në rrjete sociale, me anë të të cilave shprehet e zhgënjyer për disa miq që nuk u intereson në lidhje me ngjarjen që ndodhi dhe nuk i shkruqan për asnjë moment.

“Dhe ndër vite e kupton që ndihesh mirë dhe e sigurt vetëm afër familjes tënde të ngushtë sepse askujt tjetër nuk i intereson. Edhe faleminderit për gjithë ata që më shkruan dhe u kujdesën për mua dhe gjendjen time por edhe ata që nuk u kujtuan as një sms të vogël që të më ngushëllonin kështu që nuk më duhet të iu mbaj ‘follow’ e t’iu shoh jetën fake që e keni.

Shyqyr që ika në Kosovë për 15 ditë e pashë kush më thirri me ma qit një kafe a një drekë. Sa bukur shtëpia ime në Turqi ishte e hapur gjithmonë për të gjithë. Kanë thënë njeriu sa jeton mëson”, shkroi Morena.

Linku: https://www.instagram.com/morenataraku/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/morenataraku/