Ish shoqja e ngushtë Taylor Swift, modelja Karlie Kloss, u pa në turneun e saj ikonik “The Eras Tour” – vite pasi dyshja dyshohej se kishin një mosmarrëveshje që i dha fund miqësisë së tyre shumëvjeçare.
Ish-engjëlli i Victoria’s Secret, 31 vjeçe, u pa duke e shijuar atmosferën në koncertin e fundit të Swift-it në SoFi Stadium në Los Anxhelos.
Prezenca e modeles bëri që fansat e Taylor, të nxitojnë në mediat sociale për të ndarë tronditjen e tyre me ndjekësit, kur panë se Kloss e mbështeste ish-mikeshën e saj.
Më vonë, Kloss – e cila së fundmi mirëpriti fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin Joshua Kushner – u ul me krenari mes fansave ndërsa Swift mahniti turmën me hitet e saj të pafundme.
Yllit të pistës iu bashkuan modelja, Marianne Fonseca dhe Misha Nonoo, një shoqe e ngushtë e Meghan Markle. Para fillimit të shfaqjes, Kloss u pa e ulur tek një tribunë , larg zonës VIP të mbushur me yje.
Pjesëmarrja e saj ishte surprizuese për fansat e këngëtares pasi miqësia gjashtëvjeçare e tyre thuhet se mori fund në vitin 2019. Swift, 33 vjeçe, lidhi një miqësi me Kloss në fund të vitit 2013, pasi ajo performoi në shfaqjen e modës së Victoria’s Secret në të njëjtin vit.
Dyshja u afruan shumë shpejt, me Swift që u kthye në skenë në pistën e Victoria’s Secret në vitin 2014.
Ato madje u shfaqën së bashku në kopertinën e Vogue në vitin 2015.
Ndërsa dyshja dinamike mbeti e ngushtë dy vjet më vonë, zhurmat e një përçarjeje u shfaqën në vitin 2017 pasi Kloss u fotografua me Kendall Jenner, motra e madhe e së cilës, Kim Kardashian, është përplasur me Swift gjatë viteve.
Menjëherë pas kësaj, marrëdhënia e ngushtë mes Kloss dhe Swift filloi të prishej.