Jennifer Lopez dukej sensacionale teksa tregoi linjat e saj trupore teksa po merrte rreze dielli në Positano, Itali këtë javë.
Këngëtarja 54 vjeçe, kishte veshur një palë rroba banje të guximshme ngjyrë rozë, ndërsa iu bashkua një grupi miqsh buzë detit gjatë pushimit relaksues.
Dhe ndërsa ajo ishte ulur dhe bisedonte me miqtë e saj, Jennifer ishte e sigurt që do të rrëmbente vëmendjen me figurën e saj të famshme të trupit, shkruan DailyMail.
Interpretuesja e hitit “On The Floor” bashkoi kostumin e banjës me një peshqir me vija bardh e zi, të cilin e mbështillte rreth belit të saj ndërsa relaksohej në një shezlon.
Duke i dhënë edhe më shumë elegancë pamjes së saj, J Lo vendosi një palë syze dielli dhe për aksesorë kishte vendosur një gjerdan dhe byzylyk ari.