Lifestyle

Sexy couple in love kissing. Erotic love of hispanic man and sexy woman lovers kissing. Horny hot young couple embracing. Loving kiss of young people

12 shenja që tregojnë se nuk po flirton, por është thjesht i sjellshëm!

Gjërat që tregojnë se nuk ju shikon me syrin që do të dëshironi!

Ai ndryshon temë sapo ju filloni t’i bëni biseda ngacmuese. Ju jeni duke i folur me nënkuptime, por ai e çon bisedën larg çdo gjëje dyshe, edhe pse ju praktikisht jeni duke iu servirur në pjatë.

Ai ju hap derën, ju ndihmon të vishni xhaketën… Jo gjithmonë kjo tregon se ju pëlqen! Zakonisht, djemtë që tregohen kaq të sjellshëm, e kanë thjesht sepse janë të edukuar.

Ai luan me duar…por e bën me këdo. Nëse e bën vetëm me ju dhe në mënyrë ngacmuese, do të thotë se po përpiqet të vendosë kontakt fizik. Por nëse e bën me të gjitha, dhe sillet si një ‘kalama i lumtur’, do të thotë se thjesht po përpiqet të krijojë humor që të mos mërziteni.

Është ai tipi që mami do ta përcaktonte ‘sa djalë i mirë!’. Në këtë rast, ka shumë gjasa që ai të jetë thjesht, një djalë i mirë.

I kthen përgjigjet sa hap e mbyll sytë, gjithmonë. Sikur t’i interesonit si e dashur, të paktën do të përpiqej të bënte interesantin. Sidoqoftë, ka edhe nga ata që thjesht s’u durohet.

Ju bën nga ato komplimente që mund t’ia bënte edhe motrës. Pak a shumë kështu: ‘Sa vajzë e mirë që je’. Në vend të kësaj, do të duhej të thoshte, për shembull: ‘Sa sy të bukur që ke!’

Jeni kaq e bindur që ai po ua luan, derisa e shikon duke bërë të njëjtat gjëra me një vajzë tjetër. Uh, ikni më mirë. Është një flirtues kronik! I pëlqen t’i bëjë femrat të ndihen si princesha, dhe me atë rast, mbase i del me ndonjërën. Dy zoçka me një gur!

Vjen nga një shtet tjetër. Ka mundësi që të jetë duke flirtuar sigurisht, por e përgjithshmja është që kur djemtë komunikojnë me një vajzë nga një shtet tjetër, përpiqen të ngjajnë sa më pak maniakë të jetë e mundur. Mund të jetë në kulturën e vendit ku jeton, dhe ai tregohet shumë i komunikueshëm. Një rast që ne shqiptareve, na ngjet shpesh.

Ju i afroheni por ai nuk ju puth! Besoj është e qartë, apo jo? Vetëm nëse është në një marrëdhënie me dikë tjetër!

Nuk ju jep asnjë kontakt, asnjë të dhënë se ku mund ta gjeni. Është e qartë se kur një djalë ju pëlqen dhe është i interesuar, e para gjë që bën, është të sigurohet të gjejë mënyra që të mund të flisni edhe më tej.

Marrja e një pune anësore mund të jetë më e lehtë nga sa e kishit menduar – edhe online

Përpiqet t’ju njohë me ndonjërin nga shokët e tij. Kjo është diçka që e bëjnë të gjithë ata që nuk janë të interesuar. Ikni nga të dy. Ose rrini. Si ta ndjesh!

Nuk bën asnjë përpjekje për të hyrë në komunikim me ju. Nuk është ai që ju shkruan dhe ndonjëherë, ua vonon përgjigjet me ditë. Ose është djali që s’ia ka haberin si gjuhet (po ca gjëra lindin me njeriun, dreqi e mori), ose thjesht po ju lë po aq vend në jetën e tij sa shokëve të tij

Linku: https://www.bolde.com/9-signs-hes-actually-flirting-not-just-nice/

Foto: Freepek.com