Boksieri shqiptar, Florian Marku do të përballet në ringun e boksit me Dylian Moran, më datën 2 shtator.
Gjatë intervistës e cila u zhvillua në Manchester, për t’u njohur me kundërshtarin ndodhi një përplasje mes tyre.
Në momentin e intervistës së Markut, atij iu afrua boksieri Chris Kongo, i cili po fliste gjatë gjithë kohës.
Boksieri shqiptar i kërkoi largimin nga aty, por Kongo nuk pranoi dhe vijoi të fliste.
Kjo gjë bëri që Marku të acarohej ku e shtyu duke e goditiur Kongon.
Mënjëherë kanë ndërhyrë të pranishmit për t’i ndarë.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=NqXT-OpOsQM&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Ficonstyle.al%2F&source_ve_path=MjM4NTE&feature=emb_title
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/florianmarku