Masat ajrore të qëndrueshme do të përfshijnë vendin tonë duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve në një pjesë të mirë të territorit gjatë orëve të paradites.
Gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të shfaqen si fillim përgjatë gjithë shtrirjes Lindore të Shqipërisë dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendin por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 36°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Linku: meteoalb
Burimi i fotos: pexele.com