ShowBiz

A do të jetë Bledi Mane opinionist në Big Brother Vip?

Big Brother Vip dhe jehona e tij duket se nuk do t’iu ndahet personazheve që morën pjesë.

Së fundmi Bledi Mane në daljen e tij të fundit ka shprehur dëshirën për të qenë në panelin e opinionistit këtë vit.

“Do kisha dëshirë për shembull të kandidoja edhe unë si opinionist në ‘Big Brother’. Do jem konkurent i fortë me Kristin mesa po shoh”, tha Mane.

Kujtojmë se Kristi është një nga emrat e lakuar. Në media kanë qarkulluar lajme se Arbri dhe Zhaklina nuk do të jenë më.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim për të zbuluar kush do të jenë opinionistët këtë vit.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=SbuP8_LxLMA

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bled_mane/