Lifestyle

Edhe shpenzimi i parave për udhëtime ju bën të lumtur

Udhëtimi të bën të lumtur.

Dhe kjo është vërtetuar nga shumë studime se përgatitja e valixhes për udhëtim na ndryshon humorin. Por një studim i fundit ka shkuar më tej. Ai pretendon se edhe shpenzimi i parave për udhëtime na sjell gëzim.

Hulumtimi u krye nga Thomas Gilovich, profesor në Universitetin Cornell në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në esenë e tij “Një jetë e mrekullueshme: konsumi i përvojës dhe ndjekja e lumturisë”, psikologu heton lidhjen midis blerjeve dhe lumturisë.

Cili është pazari që ju bën më të lumtur? Natyrisht, ai që lidhet me udhëtimin. Është vlera e përvojës që mbetet përtej çdo të mire materiale që mund të blejmë, qoftë televizor apo telefon të ri.

Është gjithmonë përvoja e një udhëtimi që bëhet pjesë e identitetit tuaj shumë më tepër sesa një objekt.

Mendoni pak: a ka pasur ndikimin më të madh tek ju ai udhëtim i largët që bëtë në Japoni me miqtë disa vite më parë apo çanta që bletë vetë shtatorin e kaluar?

“Përvojat tona janë një pjesë më e madhe e vetes sonë sesa pasuritë tona materiale”, thekson Gilovich në studimin që u botua në Journal of Consumer Psychology.

“Ju mund t’i vlerësoni vërtet gjërat tuaja materiale. Ju madje mund të mendoni se një pjesë e identitetit tuaj është e lidhur me ato gjëra, por megjithatë ato mbeten të ndara nga ju. Përkundrazi, përvojat tuaja janë me të vërtetë një pjesë e juaja . Ne jemi shuma totale e përvojave tona”, shton ai.

Linku: https://blog.tentree.com/why-people-who-spend-money-on-experiences-instead-of-things-are-much-happier/

Foto: Freepek.com