Këngëtarja ikonike, Stevie Nicks më në fund ka komentuar rreth teorive të ngritura në publik mbi “Daisy Jones & the Six”, që shumë besojnë se bazohet lirshëm në karrierën e saj muzikore me Fleetwood Mac.
Këngëtarja ikonë, 75 vjeçe, postoi në Instagram një imazh nga “Daisy Jones & the Six” të platformës Amazon, dhe ndau mendimin e saj për serialin me 10 episode.
“Sapo mbarova së shikuari Daisy Jones + the 6 për herë të dytë. Në fillim, nuk ishte në të vërtetë historia ime, por shpejt u bë historia ime”, shkroi Nicks, duke iu referuar yllit kryesor të serialit, Riley Keough.
“Më solli kujtime që më bënë të ndihem si një fantazmë që shikon historinë time”, shtoi ajo.
Pjesë e postimit u bë edhe mikesha e saj e ngushtë nga grupi Fleetwood Mac., që nuk jeton më.
“Ishte shumë emocionuese për mua. Do të doja që Christine ta kishte parë. Ajo do ta kishte dashur atë”, shtoi këngëtarja e “Dreams”, duke iu referuar shoqes së saj të ndjerë të grupit, Christine McVie, e cila vdiq në nëntor të vitit të kaluar.
Nicks përfundoi mesazhin e saj, duke shprehur dëshirën e saj mbi vazhdimin e serialit – “shpresojmë se do të vazhdojë”.
“Daisy Jones & the Six”, i cili është nominuar për nëntë çmime “Primetime Emmy” këtë vit, u shfaq premierë në muajin mars dhe rezervoi kritika pozitive nga publiku.
Bazuar në librin e Taylor Jenkins Reid, “Daisy Jones & the Six” përshkruan ngritjen dhe rënien e një grupi të trilluar rock në vitet e 70-ta, që shumë lexues dhe shikues besonin se ishin frymëzuar shumë nga saga e Fleetwood Mac.
Linku: https://people.com/stevie-nicks-says-daisy-jones-and-the-six-was-like-watching-her-story-7643973