Lifestyle

Mungesa e Vitaminës D/ Pse është faktor rreziku për sëmundjet e mushkërive

Të dhënat studimore tregojnë se nivelet e ulta të vitaminës D, rrisin rrezikun e inflamacionit dhe sëmundjeve të mushkërive.

Mushkëritë mbështillen nga një rrjetë shumë e hollë indesh që lehtësojnë shkëmbimin e ajrit nga mushkëritë në gjak. Kjo shtresë është aq e hollë sa nuk mund të shihet jo vetëm me sy të lirë por as në skaner.

Kjo shtresë e rëndësishme e mushkërive është shënjestër e shumë sëmundjeve dhe problemeve siç janë inflamacioni apo edema.

Burimet e Vitaminës D

Njeriu e merr pjesën më të madhe të vitaminës D nëpërmjet rrezeve të diellit. Kur këto rreze, sidomos ato të mesditës, bien në kontakt me lëkurën, nxisin prodhimin e vitaminës D. Njerëzit që jetojnë në vende me klimë të ngrohtë me shumë diell përfitojnë më shumë.

Vitaminën D mund ta marrin edhe nëpërmjet disa ushqimeve. Bëhet fjalë për ushqime të fortifikuara ose të pasurura siç janë qumështi dhe drithërat apo tek peshqit si salmoni, toni dhe skumbria.

Vitaminë D ka edhe vaji i papërpunuar i peshkut dhe i merlucit të cilin mund ta gjeni si suplement në farmaci.

Linku: https://respiratory-research.biomedcentral.com/articles/10.1186/s12931-022-02147-x

Foto: Freepek.com