ShowBiz

‘Një udhëtim plot me emocione, pasiguri, dhimbje’, Xhensila rrëfen më shumë për pritjen e ëmbël

Xhensila Myrtezaj së shpejti pritet të bëhet mami për here të dytë. Këngëtarja do të sjellë në jetë një djalë.

Pasi e mbajti të fshehtë për një kohë të konsiderueshme së fundmi Xhensila po e shijon publikisht këtë rrugëtim.

Nëpërmjet një postimi Xhesila ka treguar se dhe në këtë fazë po merrt me aktivitet sportiv dhe ka një mesazh për të gjithë ndjekësit.

“Për të gjitha mikeshat virtuale që ndodhen në të njëjtat kushte të bekuara, por edhe të shoqëruara me dhimbje muskujsh, shtim në peshë (gjë që është normale) sugjeroj të bëni aktivitetin tuaj normal në sport, vrap, yoga, kërcim dhe shumë ecje. I gjithë sekreti qëndron tek sensi i masës. Secili nga ne ka një ritëm jete të ndryshëm. Mundohuni brenda asaj që ju përballoni, ta ndihmoni veten me pak aktivitete fizike. Kjo është eksperienca personale që dua ta ndaj me ju. Por këshilloj të konsultoheni me specialistin (mjekun) pasi shtatzënitë nuk janë të njëjta.

Në vazhdim dua që të bashkëudhëtojmë në mënyrën se si unë kam gjetur veten për të qenë e qetë e për ta shijuar më shumë bekimin e shtatzënisë. Një udhëtim plot me emocione hormonale të ndryshme, pasiguri, të qara, dhimbje fizike, lumturi, përmbushje…”- ka shkruar Xhensila.

Linku:https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/