ShowBiz

Çfarë folën Princi William dhe Kate Middleton, para puthjes së tyre ikonike?

Puthja mbretërore e dasmës së Kate Middleton dhe Princ William ishte aq e bukur, sa e bënë dy herë!

Ndonëse Princi dhe Princesha e Uellsit u martuan më 29 prill të vitit 2011, fansat shpesh shikojnë prapa në ditën e tyre të dasmës që ngjante në përralla.

Tani, një klip i puthjes së dytë të çiftit në ballkonin e Pallatit Buckingham ka pushtuar TikTok-un – një video e shpërndarë nga llogaria e fansave, Royalfancams është parë mbi 6.5 milionë herë, ku shihet William duke i pëshpëritur diçka në vesh Kate.

Të porsamartuarit buzëqeshën në stolitë e dasmës së tyre në ballkonin e pallatit pasi shkëmbyen betimet në Westminster Abbey, dhe pamjet filluan të shfaqen pasi Duka dhe Dukesha e Kembrixhit (titujt e dhënë atë ditë nga Mbretëresha Elizabeth) ndanë puthjen e tyre të parë publike si burrë e grua.

Turma shpërtheu në brohoritje – dhe disa kërkuan më shumë! Duke iu përgjigjur kërkesës, disa çaste më vonë, Princi William e pyeti Kate, “A do të bëjmë edhe një?” dhe u puthën përsëri.

Princi William, i cili ishte shfaqur në ballkonin e Pallatit Buckingham për ngjarje të veçanta mbretërore si “Trooping the Color” që kur ishte foshnjë, atë ditë dukej më serioz se kurrë.

Puthja e dytë u bë menjëherë një nga momentet më ikonike të martesës mbretërore të të gjitha kohërave dhe sinonim i dasmës së çiftit.

Ndonëse puthja e dytë e Princit William dhe Kate ishte spontane, puthja e tyre e parë pasoi precedentin e vendosur nga Princesha Diana dhe Princi i atëhershëm Charles, pasi u martuan në Katedralen e Shën Palit në vitin 1981.

Ndryshe nga shumica e ceremonive të dasmave në Shtetet e Bashkuara, ku nusja dhe dhëndri puthen në altar, të sapomartuarit mbretërorë abstenojnë nga puthjet gjatë shërbimit. Edhe jashtë kishës, puthja ishte parë prej kohësh si një moment intim dhe privat”, thotë një burim nga familja mbretërore.

Linku: https://people.com/kate-middleton-prince-william-whisper-second-kiss-royal-wedding-day-tiktok-viral-video-7734847

Foto: https://www.instagram.com/princeandprincessofwales/