Kudo nëpër botë, nënat shtatzëna zakonisht zgjedhin të presin të paktën 3 muaj, për ta ndarë lajmin e gëzueshëm me familjarët dhe arsyeja qëndron pikërisht tek frika për një abortim të mundshëm.
Sipas një studimi të publikuar nga “Journal Obsetrics & Gynecology”, rreth 41% të femrave që kanë përjetuar abortin spontan ndihen fajtore se këtë mund ta ketë shkaktuar stresi që kanë përjetuar, apo se kanë bartur objekte me peshe të rëndë.
Por në shumicën e rasteve, aborti shkaktohet për shkak të anomalive kromozonale që nuk mund të parandalohen, ndërsa në rastet e tjera ballafaqoheni me disa shenja të tilla si dhimbje të shumta, gjakderdhje apo ngërçe.
Më poshtë, ju rendisim disa nga simptomat e abortit që sapo t’i vini re, duhet që me urgjencë të konsultoheni me mjekun tuaj.
Keni shumë gjakderdhje
Po, gjakderdhja është një shenjë e rëndësishme e abortit. Në rastet kur përjetoni shumë gjakderdhje dhe është në ngjyrë të kuqe, atëherë duhet ta merrni me seriozitet situatën.
Keni mpiksje gjaku
Mpiksja e gjakut është një arsye e mirë për të telefonuar doktorin tuaj. Disa mpiksje të gjakut mund të rriten aq shumë saqë marrin përmasat e një limoni, shpjegon “Woman’s Health”. Trupi juaj mund të krijojë edhe lëngjet vaginale. Pra, nëse jeni shtatzënë dhe vëreni diçka të çuditshme që del nga vagina, mos nguroni të shkoni urgjent tek mjeku juaj.
Keni dhimbje dhe ngërçe
I keni parasysh dhimbjet e periodave? Epo, në momentin që përjetoni abortin, ngërçet janë ato kryesore që përjetohen por sigurisht që më të fuqishme. Nëse përjetoni gjakderdhje dhe ngërçe pasi të mësoni se jeni shtatzënë, është momenti të lajmëroni urgjencën.
Linku: https://health.ucdavis.edu/obgyn/services/family-planning/early_miscarriage.html
Foto: Freepek.com