ShowBiz

Goran Bregoviç s’lejohet të hyjë në Moldavi, i’a bllokojnë koncertin për shkak të bindjeve pro-ruse

Këngëtari i famshëm në të gjithë Ballkanin, Goran Bregoviç është ndeshur me një situatë jo edhe aq të këndshme së fundmi.

Kjo pasi që derisa Bregoviç po planifikonte të shfaqej në një festival në Orheiul Vechi, ku ishte planifikuar të performonte me 20 gusht të këtij viti – atij iu pamundësua hyrja në shtetin e Moldavisë.

Ministria e Brendshme e Moldavisë më 21 gusht ka njoftuar një ndalim për muzikantin Goran Bregoviç të vendosur për shkak të pikëpamjeve të tij pro-ruse si arsyeja pse ai dhe grupi i tij nuk u lejuan të hynin në Moldavi gjatë fundjavës.

Shtatë orë para koncertit, organizatorët e festivalit njoftuan në Facebook se Bregoviç dhe grupi i tij nuk do të mund të performonin “për arsye përtej kontrollit të organizatorëve të festivalit ose artistëve”.

Organizatorët thanë se artistët u ndaluan nga policia kufitare pasi arritën në aeroportin ndërkombëtar të Kishinaut.

Në anën tjetër, policia kufitare tha në një deklaratë se ata u kthyen në vendin nga u nisën pas “analizës së rrezikut” dhe një shkëmbimi me Shërbimin e Informacionit dhe Sigurisë (SIS).

Në deklaratë thuhet gjithashtu se organizatorët e ngjarjes ishin njoftuar paraprakisht për ndalimin.

Deklarata e policisë kufitare nuk përfshin emra, kështu që nuk ishte e qartë nëse Bregoviç ishte në mesin e të ndaluarve.

Ai thuhet se e kishte dërguar grupin e tij përpara pa u nisur vetë për në Kishinau.

Ministri i Brendshëm Adrian Efros u tha gazetarëve se Bregoviç u ndalua nga Moldavia bazuar në pikëpamjet e tij pro-ruse dhe faktin se ai mbështeti aneksimin e paligjshëm të Krimesë nga Rusia në vitin 2014.

Efros tha gjithashtu se “ka pasur edhe arsye të tjera të analizuara brenda strukturave të sigurisë”, por nuk dha detaje.

Bregovic u përgjigj në një deklaratë të dërguar përmes organizatorëve të festivalit se ai ishte i habitur nga ndalimi, por nuk përmendi Rusinë apo luftën në Ukrainë.

Bregoviç, i cili e quan veten nostalgjik për ish-Jugosllavinë, u vu nën vëzhgimin e autoriteteve ukrainase pasi performoi në vitin 2015 në Krime.

Më pas ai u ndalua të performonte në Ukrainë dhe u ndalua nga një festival në Poloni.

Ai në përgjigje të këtyre ndalesave ka thënë se nuk i ka kuptuar arsyet që qëndrojnë pas tyre.

Refuzimi i Bregoviçit nga Kishinau u vu re gjithashtu në Serbi, ministri i jashtëm i së cilës tha se do t’u kërkonte autoriteteve moldave një shpjegim.

Ivica Daçiç, i cili mori Medaljen e Miqësisë nga Presidenti rus Vladimir Putin në vitin 2018, tha se Bregoviç nuk përballet me ndalime të tilla kur udhëton në vende të tjera.

Linku: https://www.lemonde.fr/en/culture/article/2023/08/24/musician-goran-bregovic-banned-from-entering-moldova-denies-being-close-to-moscow_610

Foto: https://www.instagram.com/goran_bregovic_official/?hl=en