Sot do të ketë freskim të menjëhershëm të motit.
Megjithatë, kthjellimet do të jenë dominante deri pasdite kur priten vranësira nëpër të gjithë territorin e vendit, më të dukshme në zonat veri-verilindore dhe pjesërisht në qendër duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.
Parashikohet që edhe gjatë natës moti të jetë i qëndrueshëm, ku kthjellimet do të mbizotërojnë por vranësirat mbeten të pranishme në të gjithë vëndin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat maksimale duke u luhatur nga 17°C deri në 37°C.
Era do të fryjë mesatarsisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com