ShowBiz

A është në pritje të ëmbël? Olta Gixhari iu jep përgjigjien surprizuese ndjekësve

Olta Gixharin këtë verë e kemi parë super aktive në rrjete sociale ku shpesh ndan me ndjekësit detaje të ndryshme.

Ndjekësit shpesh kanë shprehur kuriozitet për të ditur nëse aktorja do të zgjerojë familjen.

Nisur nga deklarata e saj në Big Brother Vip se ka dëshirë që të mos e lërë Amarin pa një moter apo vëlla ndjekësit e pyesin shpesh për këtë temë.

Sa shpesh ma bëni këtë pyetje, kur ta sjell zoti edhe unë e dua një bebe tjetër.

Së fundmi një prej tyre e ka pyetur nëse është në pritje të ëmbël?

Edhe po të jem nuk do të tregoj.

Pjesa më e madhe e personazheve dhe jo vetëm nuk i zbulojnë pritjet e ëmbla në muajt e parë dhe rasti i Oltës nuk do të ishte ndonjë çudi.

Linku: https://www.instagram.com/stories/oltagixhari/3177951523786468994/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/stories/oltagixhari/3177951523786468994/