Kënga “Dance The Night” e Dua Lipës u publikua më 26 maj.
Ajo erdhi si një kolonë zanore e filmit “Barbie”, premiera e të cilit ishte në muajin qershor.
Ky projekt arriti suksese të mëdha dhe vetëm për një kohë të shkurtër ka kaluar shifrën e 85 milionë klikimeve në platformën YouTube.
Tani është mësuar se kjo këngë ka zënë vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar, gjersa lajmi i gëzueshëm u bë i ditur nga vet 28 vjeçarja.
“Dance The Night është numër një në Mbretërinë e Bashkuar. Java e ditëlindjes po ecën mirë. Shumë dashuri për të gjithë ata që po e dëgjojnë”, ka shkruar Lipa.