ShowBiz

Incidenti me flamurin e Serbisë, e ëma i “tërheq veshin” publikisht Rita Orës

Vera Ora, nëna e yllit botëror të muzikës, Rita Ora, ka reaguar pas incidentit me flamur në koncertin në Hungari.

Një fans serb i këngëtares ia kishte dhënë flamurin serb këngëtares nga Kosova, teksa video ka bërë xhiron nëpër rrjetet sociale. Këngëtarja ka marrë mbështetje, por edhe kritika njëkohësisht.

E një qortim e ka marrë edhe nga nëna e saj.

“Rita, M’fal te kom bërtit shume, po me ke bo nervoz! Mos u trullo”, ka shkruar ajo.

Këngëtarja ka deklaruar se nuk e ka parë flamurin, teksa atë ia ka dhënë një fans i saj serb. Ajo ka thëën se nuk dashur ta mërzisë popullin dhe familjen e saj, teksa ka shprehur krenari që është shqiptare nga Kosova.

Linku: https://www.instagram.com/veraora/

Foto: https://www.instagram.com/veraora/