Jonida Vokshi pasi solli në jetë djalin shpesh pyetet nëse do të bëjë më fëmijë.
Kujtojmë se moderatorja është mami i një vajze Emi dhe së fundmi e djalit Ian.
Por, ka nga ata që e pyesin se kur do sjellë në jetë një fëmijë të tretë.
Kjo pyetje duket se i ka ardhur në majë të hundës Jonides dhe ka vendosur t’i përgjigjet në mënyrë gazmore me një foto.
Në foto shfaqet një çift ku burri i kërkon gruas një fëmijë tjetër dhe ajo thjeshtë i thotë:
‘Mos më prek’. Jonida duket se nuk ka plane për një fëmijë të tretë të paktën për një pjesë të mirë kohe.
Linku: https://www.instagram.com/jonidavokshiofficial/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/jonidavokshiofficial/