Lifestyle

Kur është koha më e mirë për të ngrënë mëngjes?

Ekspertët pajtohen se mëngjesi është një vakt shumë i rëndësishëm. Ju siguron energjinë që ju nevojitet për ditën, zvogëlon ndjenjën e urisë, rrezikun e zhvillimit të obezitetit dhe çrregullimeve të tjera metabolike.

E gjithë kjo nuk do të thotë që ju duhet të hani sapo të hapni sytë. Nëse jeni të uritur pikërisht në mëngjes, atëherë sigurohuni që të hani, por nëse nuk jeni, është më mirë që të prisni.

“Është shumë e rëndësishme që të dëgjoni trupin tuaj”, ka thënë dietologia Beth Bluston nga Cleveland Clinic Wellness Institute për revistën mjekësore “Health”, ajo paralajmëroi se është koha e duhur për një vakt kur filloni të ndiheni të uritur. Asnjëherë mos e shtyni një vakt pasi kjo mund t’ju bëjë të hani ushqime më të pashëndetshme siç janë ushqimet e shpejta.

Kur është koha më e mirë për të ngrënë?

Ekspertët pajtohen që vakti i parë duhet të hahet rreth orës 9 ose 10 të mëngjesit. Nëse zgjoheni në 7, hani mëngjes në 10, hani drekë në 14:00 dhe darkoni rreth orës 17:00 ose 18:00, kjo është mirë. Por nëse keni mëngjes në mesditë dhe keni kohë për vetëm një vakt më shumë gjatë ditës, kjo do të thotë të anashkaloni vaktet. Ju duhet të hani të paktën çdo katër orë, shpjegoi dietologia Sandra Arevalo nga Shoqata Amerikane e Diabetit.

Hani para stërvitjes në mëngjes apo jo?

Ka përjashtime nga rregulli “dëgjoni trupin tuaj”. Domethënë, është mirë të hani para stërvitjes nëse ushtroheni në mëngjes sepse mund t’ju ndihmojë të shmangni hipogliceminë. Disa kërkime tregojnë se ushtrimet me stomak bosh do të përmirësojnë djegien e yndyrës, por kjo nuk do të thotë se çon në humbje më të shpejtë dhe më të mirë të peshës.

Linku: https://www.forbes.com/sites/nomanazish/2018/10/25/this-is-the-best-time-to-eat-breakfast-according-to-a-dietitian/

Foto: Freepek.com